Qeveria e re e Shqipërisë “Rama 3”, të shtunën u betua pranë Institucionit të Presidencës, ceremoni kjo e cila zgjati pak më shumë se 10 minuta.
Në orën 10:00, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me ministrat e kabinetit qeverisës, iu drejtuan Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për betim.
Pas ceremonisë kabineti vazhdoi rrugën për në Kryeminstri, ku do të mbahet mbledhja e parë e qeverisë së re.
Qeveria ‘Rama 3’ mori miratimin në parlament me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.