Opozita: Qeveria kalimtare dhe zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje 

Mali i Zi gjendet në krizë të thellë dhe e vetmja zgjidhje është formimi i Qeverisë kalimtare me mandat të kufizuar me detyrë për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, kanë deklaruar sot partitë opozitare në Mal të Zi.

Në takimin e zhvilluar në zyrat e DPS-së së Milo Djukanovic-it ishin edhe përfaqësuesit e partive shqiptare, Mehmet Zenka, Fatmir Gjeka dhe Nik Gjeloshaj.

Në kumtesën e përbashkët të partive opozitare kanë theksuar se Mali i Zi gjendet në udhëkryqin ndërmjet shtetit nacional dhe atij qytetarë , ndërmjet shtetit teokratik dhe shtetit laik dhe po ashtu ndërmjet shtetit mesjetarë dhe atij bashkëkohorë.

“Të gjitha partitë opozitare parlamentare kanë arritur marrëveshjen me qëllim të veprimtarisë së mëtejme, qëllimi i të cilës është mbrojtja e karakterit qytetarë dhe laik të shtetit dhe e orientimit i politikës së jashtme të tij drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin evropianë” , thuhet në kumtesë. /MALESIA.ORG/