Disa dridhje në zonën e Malësisë së Madhe

Një termet me forcë 4.2 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sot në rrethinën e Koplikut rreth orës 14 e 30 minuta, lëkundjet e të cilit janë ndjerë edhe në Mal të Zi.

Sektori sizmik i Malit të Zi ka regjistruar epiqendrën e këtij tërmeti 10 km në lindje fshatit Nënhelm në Tuz .

Përndryshe, kjo është lëkundja e dytë e trodhit me këtë forcë i cili kishte goditur këtë zonë të Malësisë së Madhe sot në mëngjes rreth orës 4 e 20 minuta.

Siç thamë më lartë , forca e këtij tërmeti në epiqendër  ishte  4.2 njësi sipas shkallës së Rihterit ose 4 deri në 5 ballë sipas shkallës së Merkalievit. Qendra e këtij tërmeti , sipas Entit sizmik ka ndodhur në thellësinë prej 26 km .