Familja Djukanovic në qendër të aferës “Pandora Papers”

Presidenti i Malit të Zi Milo Djukanovic dhe djali i tij Blazo Djukanovic, në vitin 2012 kanë hyrë në marrëveshje të fshehta të menaxhimit të aseteve, duke u fshehur prapa një rrjeti të ndërlikuar të kompanive të lidhura në mes vete, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, Zvicër, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamë dhe Gjibraltar, tregojnë dokumentet e publikuar nga OJQ MANS, bazuar në rrjedhën më të madhe historike të dukumentave financiar, të njohur si Pandora Papers, dhe hetuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) me partnerë nga 117 vende.

Deri më tani, baza e të dhënave më e madhe e rrjedhjeve përmban afro 12 milionë dokumente nga 14 agjenci off shore, njjëra prejtë cilave është ALCOGAL, zyrë juridike në Panama me degë në të gjitha destinacionet e njohura off shore, përfshirë Ishujt e Virgjër Britanikë, përmes së cilës, sipas MANS, u krye biznesi i familjes Gjukanoviq.

Rezultatet janë të tilla që tregojnë se Presidenti  Gjukanoviq dhe djali i tij kanë pasur aktivitete të fshehura afariste pas një skeme komplekse të njohur si trust , që u mundëson individëve të kalojnë pronësinë e kompanive të tyre në atë mënyrë që të fshehin identitetin, por të vazhdojnë të kenë benefite. Dokumenti mbi marrëveshjen e trustit nuk është ruajtur në asnjë institucion shtetëror, dhe askush nuk do ta dinte nëse këto të dhëna nuk do të kishin rrjedhur si pjesë e këtij hetimi global.

“Ajo që është veçanërisht e rëndësishme të theksohet është fakti se trustet nuk ekzistojnë në legjislacionin malazez ”, tha drejtoresha ekzekutive e MANS Vanja Qaloviq Markoviq për RT MZ.

Me të publikuar informacionet e mësipërme, i menjëhershëm ishte reagimi  zyrtarëve të pushtetit aktual, si kryeministri Krivokapiq, zv,kryeministri Abazoviq, por edhe përfaqësues të subjekteve politike të mazhorancës, të cilët ftuan organet hetuese të merren me çështjen në fjalë.

Nga kabineti i Gjukanoviq i kanë hedhur poshtë akuzat se në formimin e këtyre kompanive në qendra të njohura për fshehjen e pasurisë ka diçka të paligjshme, duke potencuar se publikimet janë tentativa e radhës për të larguar vëmendjen e popullit nga dështimet e qeverisë.

Por reagimi i kabinetit të presidentit është kontestuar nga drejtoresha politike LQ URA, Ana Novakoviq Gjuroviq, sipas të cilët, Gjukanoviq nëse nuk ka pasur qëllim fshehjen e pasurisë, atëherë llogaritë për bizneset e tija do ti kishte hapur në Mal të Zi, dhe jo në qendra ekzotike.