Martin M. Bojaj mbrojti disertacionin e doktoraturës në Makroekonomi, për arritjen e gradës shkencore “Doktor i Shkencave (PhD)”
Martin M. Bojaj mbrojti publikisht disertacionin e doktoraturës në gjuhën angleze “Ruajtja e stabilitetit të çmimeve në Mal të Zi përmes qeverisjes së faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm të inflacionit ( në origjinal: Maintaining price stability in Montenegro through governance of external and internal factors of inflation)” para Komisionit të caktuar të Këshillit të Fakultetit të Ekonomisë, dhe Senatit të Universitetit të Malit të Zi, i përbërë nga: profesor dr. Nikola Milović, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Malit të Zi – president i Komisionit, profesor dr. Gordana Đurović, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Malit të Zi – mentor, dhe profesor dr. Nikola Fabris, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Beogradit – anëtar i Komisionit.
Mbrojtja publike u zhvillua më 7 korrik 2021, në Fakultetin Ekonomik në Podgoricë.
Z. Bojaj falënderoi përzemërsisht mentoren e tij, prof. dr Gordana Đurović mbi udhëzimet dhe ndihmën e saj themelore gjatë shkrimit të disertacionit të doktoraturës. Ai gjithashtu falënderoi prof. dr Nikola Milović dhe prof. dr Nikola Fabris për kontributet thelbësore në procesin e shkrimit të disertacionit.
Së fundi, ai shprehu mirënjohjen e tij për familjen e tij, për mbështetjen dhe dashurinë e tyre gjatë punës së tij në disertacionin e doktoraturës, për arritjen e gradës shkencore “Doktor i Shkencave (PhD)” në Makroekonomi.