Shqipëria ka marr një fitore të madhe ndaj Hungarisë në ‘Puscas Arena’ me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret për Kampionatin Botëror Katar 2022.
Se ndeshja ishte e fortë në pjesën e parë, tregon edhe rastet e pakta që kishin dy skuadrat.
Në pjesën e dytë Shqipëria rriti nivelin edhe më shumë, duke patur raste të pastra shënimi.
Momenti i shumëpritur erdhi në minutën e 80-të. Armando Broja bën gjithçka vetë, merr topin driblon dhe godet në mënyrë të jashtëzakonshme për të shënuar për 1-0.
Pas fitores Shqipëria mbetet në pozitën e dytë me 15 pikë, një më shumë se Polonia, kundërshtari i radhës.
Me këtë fitore rriten gjasat e Shqipërisë për vendin e dytë që dërgon në play-off për një vend në Kampionatin Botëror.