Shqiptarët e New York-ut tashmë kanë një qendër kombëtare

Shqiptarët e New York-ut si komuniteti më i madh shqiptar në SHBA, tashmë ka një qendër kombëtare.

“Qendra e Mirëqenies – Illyria Communty” në Bronx të New York-ut, u inaugurua muajin e kaluar nga Senatori demokrat i New York-ut, Chuk Schumer, këshilltari Mark Gjonaj dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Përpos fjalëve përshëndetëse, hapja e kësaj qendre kulturore shqiptare u shoqërua nga një program i pasur kulturor e artistik nga grupet e fëmijëve të shkollave shqip në komunitet.

Illyria Communty and Wellnes, në Jacobi Rotunda Pelham Parkway – South Bronx NY, është një strukturë e rinovuar me vlerë rreth 8.7 milionë dollarë.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë qindra shqiptar, zyrtar të lart të qytetit të Bronx-it, lider të komunitetit, klerik të të tri besimeve, veprimtar e aktivist.

Qendra gjendet në një nga lagjet më të populluara me shqiptarë në New York.

Komuniteti i madh shqiptar në New York është mjaft mirë i organizuar përmes organizatave, shoqatave e qendrave fetare, ndërsa tashmë ka fituar një qendër kulturore-kombëtare. Aty do të mund të zhvillohen aktivitetet kulturore, sportive, zhvillimi për mësimin e gjuhës shqipe, hapja e ekspozitave, shfaqja e filmave, mbajtja e festivaleve, koncerteve, promovime librash etj.

Të gjitha këto mund të zhvillohen në salla të veçanta, tha njëri ndër iniciuesit e kësaj qendre, Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit të qytetit të New York-ut.

Gjonaj sqaroi se qendra përfshinë program arsimor për mirëqenien, klasat e gjuhës dhe artit shqip, biblioteka dhe qendra e mësimit të teknologjisë, palestër mbi 11,000 metra katrorë me palestër dhe pajisje stërvitore, auditorium me 400 vende, salla e konferencave me 250 vende dhe kopshti i komunitetit.

Këshilltari Mark Gjonaj i cili është dhe protoganisti kryesorë, dhe kontribues financiar i kësaj qendre, theksoi se ne mezi po prisnim që Komuniteti Shqiptar me Qendrën e Mirëqenies, të shërbejë dhe të bashkojë komunitetin dhe të ndikojë pozitivisht, që të pasurojë jetën e të rinjve dhe pleqve, të komuntetit shqiptar, duke mbajtur gjallë trashëgiminë dhe kulturën tone Shqiptare.

Në fund u shtrua nje pritje me ushqime tradicionale shqiptare, sponsorizuar nga këshilltari Mark Gjonaj. /MALESIA.ORG/