Nimanbegu: “Kjo është kriza më e rëndë politike në Mal të Zi që nga viti 1998”

Deputeti i “Listës shqiptare” Genci Nimanbegu, gjatë pjesmarrjes në emisionin Focus në TV Teuta, tha se Mali i Zi ndodhet në një krizë të rëndë politike, me tensione që i kapërcejnë kufijtë e zakonshëm që jemi mësuar të shohim deri tani.

Sipas tij, kjo krizë është më e rënda që nga viti 1998. I pyetur lidhur me mundësinë e pjesmarrjes së pakicave në qeverinë e riformatuar, për të cilën flitet shumë kohët e fundit, ai tha se për këtë asnjë nga koalicionet e mazhorancës nuk kanë një qëndrim serioz, dhe se po mundohen t’i shfrytëzojnë pakicat vetëm për të përmirsuar imazhin ndërkombëtar.