Në Triesh, mbahet Panairi i dytë i prodhimeve tradicionale

Më 17 tetor 2021, për herë të dytë, në Triesh, u mbajt Panairi i ushqimeve dhe i produkteve tradicionale.
Në këtë event morën pjesë 16 pjesëmarrës, të cilët ekspozuan prodhimet e veta vendase, përndryshe prodhime organike siç janë: patatja e Trieshit, djathi, maza, qepët, mjalti i zonës, rakia e thanave, çaji i bjeshkës, ftoj, molla vendi etj.
Po ashtu në stendët e Panairit mund të shiheshin edhe ushqimet tradicionale: pitja e kllinit, kaçimaku, djathi i zjerë, mishi qengji i pjekur, etj. Në tri vende, ishin te ekspozuara disa piktura dhe fotografi.
Në pjesën formale të cilën e moderoi Teuta Ivanaj, fjalën përshendetese e patën kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, dhe Miran Gashaj në emer të organizatorit.
Për pjesën argëtuese u përkujdes SHKA “Besa” nga Trieshi.
Një kënd i hapësirës ishte rezervuar për lojëra të ndrysme siç është harku me shigjeta.
Në fund organizatorët shtruan një drekë me ushqime tradicionale.
Malesia.org