Në Triesh, bëhet promovimi i librit “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh” të autorit Haxhi Shabani

Më 15 tetor 2021, në hapësirat e IPSHF “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Triesh, komuna e Tuzit, në bashkëpunim me IPSHF “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, organizoi promovimin e librit – “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh”, të autorit Haxhi Shabani.

Të pranishmit i përshëndeti drejtori i IPSHF “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Leon Gjuravçaj, këshilltari i lartë për kulturë pranë sekretariatit të vetëqeverisjes lokale, Albert Camaj, përfaqësuesi Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore, Dimitrov Popoviq, si dhe autori i librit Haxhi Shabani.

Pjesë të shkëputura nga libri “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh”, të autorit Haxhi Shabani, i lexuan nxënësit e IPSHF “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Vështrim për librin – “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh”, bëri profesor, Ismet Kallaba.

Në fund për të pranishmit, drejtori i IPSHF “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Leon Gjuravçaj, shtroi një kokte modest.

Malesia.Org