KF Deçiqi ka fituar sot 2-0 ndaj Jezero, ekipit nga Plava.
Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Tuzit të dy golat u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes.
Në minutën e 18-të shënoi kapiteni ynë Xhonatan Dreshaj, ndërsa për 2-0 shënoi Pesukic nga penalltia.
Pas 11 gjirove të luajtura, Deçiqi gjendet në vendin e tretë në Ligën e parë të Mali të Zi. /MALESIA.ORG/