Deçiqi i Malësisë e fiton Buduqnostin në mes të Podgoricës

Deçiqi i Malësisë e ka fitua sot Buduqnostin në mes të Podgoricës me rezultat 2-1.

Janë këto tre pikë domethënëse për Deçiqin, e cila renditet në pozitën e tretë në tabelë, pas Sutjeskës së Nikshiqit dhe Buduqnostit.

Në minutën e 55-të ishte Deçiqi i cili shënoi i pari përmes Ilir Camaj për 1-0. Buduqnosti barazoi në minutën e 82-të, ndërsa për 2-1 të Deçiqit shënoi Bozovic në minutën e 90-të.  /MALESIA.ORG/