Ulqini, viktimë e politikës shtetërore e Mali të Zi

Në periudhën tridhjetëvjeçare të pluralizmit në lidhje me raportët e pushtetit shtetëror ndaj Ulqinit, del qartë se kemi të bëjmë me viktimizimin e tij që dëshmohet me shkatërrimin e ndërmarrjeve ekonomike përmes procesit të privatizimit, papunësisë, emigrimit të popullsisë, pa investime nga buxheti shtetëror, ku e dhëna se për kokë të banorit në vitin 2020 është investuar 1 euro, dëshmon në mënyrë transparente injorimin e këtij mjedisi gjatë këtyre dekadave

Nail  Draga

Pas ndryshimit të pushtetit në Mal të Zi qeveria e re ka mundësi të tregohet e kujdesshme për Ulqinin e jo si ajo e mëparshmja e cila nuk ka treguar interesim për investime e zhvillim të përgjithshëm, nga del se për 30-vite është komuna ma e pazhvilluar në bregdet, me emigrim të vazhdueshëm të popullsisë dhe me pagat me të ulta në vend(!), që është paradoks i llojit të vet duke marrë parasysh resurset me të cilat disponon ky mjedis, andaj i mbetet qeverisë se re të angazhohet në këtë drejtim për të ndryshuar dështimet e politikës qeverisëse vite me radhë ndaj këtij qyteti dhe banorëve të tij.

Investime si në vendet koloniale

Kur trajtohen tema të tilla vazhdimisht theksohen investimet kapitale për vitet përkatëse, duke dëshmuar me të dhëna statistikore si kudo në botën demokratike. Pikërisht në këtë aspekt kemi të dhëna që është vështirë të pranohen dhe të besohen kur ato janë publikuar për opinionin e gjerë.

E dhëna se në vitin 2020 Qeveria e Malit të Zi në Ulqin ka investuar 20.000 euro apo 1 euro për banorë paraqet skandal të llojit të vet, fyerje dhe nënçmim për popullsinë e kësaj komune.

Kemi të bëjmë me gjoja përkujdesje qeveritare që i ngjanë vendëve koloniale, apo  të njerkës  duke dëshmuar në praktikë strategjinë e „investimeve“ në nivel shtetëror. Një veprim i tillë i pushtetit ishte befasi së vazhdimisht në vitin zgjedhor janë bërë investime qofshin edhe minimale sa për të mashtruar elektoratin votues, ndërsa kësaj here mungoi një angazhim i tillë!

Më të votuarit shkatërruesit e Ulqinit(!)

Por, pavarësisht se nuk ka pasur investime kapitale, por edhe të dështimeve të pushtetit qendror në procesin e privatizimit në Ulqin për tre dekada, në zgjedhjet parlamentare (30.8.2020) qytetarët e votuan DPS-in  me 4003 vota, më tepër së asnjëherë deri më tash në këtë komunë(!). E pse qytetarët e komunës së Ulqinit e votuan në këtë numër këtë subjekt politik i cili për 30-vite në pluralizëm ka shkatërruar të gjitha resurset ekonomike, ka rritë papunësinë e ka ndikuar në emigrimin e popullsisë mbetët çështje për analizë të veçantë.

Në pritje të ndryshimeve

Pas rotacionit të pushtetit në mënyrë demokratike, në zgjedhjet parlamentare(30.8.2020) qytetarët presin që Qeveria e re të ketëpërkujdesje më të madhe ndaj Ulqinit, sidomos kur nënkryetari isaj D.Abazoviqi është nga ky qytet. Madje të gjithë janë të mendimit se ky është momenti që duhet shfytëzuar për investime kapitale në Ulqin, sepse kemi të bëjmë me individin në pozitën më të lartë deri më tash nga Ulqini në Qeverinë e Malit të Zi. Përveç investimeve kapitale duhet patjetër të rishqyrtohet procesi i privatizimit  që këtu ka marrë permasat e plaçkitjes, ma tepër se në asnjë komunë bregdetare.

Rikthimi i Valdanosit shpresë për qytetarët

Procesi i rikthimit Valdanosit, ish pronarëve legjitim me shumicë votave  nga shumica aktuale parlamentare (por pa votat e  DPS-it) si dhe fillimi i dhënies vendimeve pronarëveditë parë(20 tetor 2021) paraqet moment historik përUlqinin. Dhe nuk ka si jetë ndryshe sepse pronarët rikthehën pronën e tyre pas 43 vitesh.

Kujtojmë me këtë rast se mjediset tjera Mal Zi, ishpronarëve iu është kthyer prona  por Ulqin kishte pengesabyroktarike nga ana e pushtetit, sepse ndaj Valdanosit ekzistoninplane ndryshme nga qeveritarët me oligarkët e ndryshëm ngavendi dhe bota e jashtme. Por, përfundimisht fitoi drejtësia, e cila u realizu vetëm kur u largua DPS-i nga pushteti, me 30 gusht 2020.

Pas Valdanosit, qytetarët presin ngjajshëm ndodhë edhe me kryporën, hotelet e Rivierës Ulqinit(Galeb, Lido), ndërmarrjete ndryshme (AgroUlqini, Otrantcomerc, Primorje, Ultep) etj.

Rasti K1-plaçkitje e pandëshkuar

veçanti duhet rishqyrtohet me një process veçantëgjyqësor ish-Pushimorja e Sindikatave Kosovës e njohur siK1, e cila ka zgjatur nga monizmi pluralizëm(1983-2019), duke dëmtuar buxhetin e Komunës Ulqinit me 6.5 milioneuro, sajë akrobacionëve gjyqësore Podgoricës. Kemi bëjmë me një rast specifik korrupcionit shtetëror i panjohurderi tash ne procedurat gjyqësore Mal Zi, do mbesë shembull tipik për tekstet e studentëve te juridikut, se siplaçkitët një komunë e cila nuk është përgjegjëse për një veprim tillë ndëshkues!

Ulqini i vetmi pa terrene sportive

Ndonëse me vite terreni sportiv, përkatësisht stadiumi i futbollit Plazhin e Madh ka qenë shfrytëzim nga klubi i fitbollitOtrant“, ka vite nuk përdorët sepse komuna e Ulqinit nukështë pronar i këtij mjedisi. ndodhur situatë tillë, futbollistët janë detyruar përdorin terren ndihmës për zhvilluar ndëshjet. Jo vetëm se klubi i futbollit nuk ka terrenin e vet por mungon përkujdesja financiare nga buxheti i komunës, ndikuan nga rënia ligën regjionale. Ndonëse herëtështë diskutuar se do ndërtohet një palestër sportive, çdo gjëishte premtim parazgjedhor  duke mbetur zhgënjim për rinjëtsportdashës Ulqin.

Kujtojmë me këtë rast se vite parë Tivar është ndërtuarqendra sportive e cila ka kushtuar 8 milion euro, me financimnga komuna(5 milion euro) e qeveria(3 milion euro), ndërsa  Ulqin kanë munguar nisma tilla.

këtë aspekt mund shërbejë si model qytetet tjera Mal Zi madje edhe Tuzi, ndonëse komuna u formatizu e pavarur vitin 2019, ka arritur ta kompletoj stadiumin e futbollit, madjeedhe me ndriçim publik.

Përfundim

Mbetët presim projekt buxhetin për vitin 2022 për parë se cilat do jenë financimet kapitale Ulqin, cilat kanëmunguar vite me radhë nga qeveria, sepse kur është pyetjeUlqini nuk kemi bëjmë vetëm me  çështje  ekonomike poredhe politike. Sepse nuk mund shpjegohet ndryshe qendrimipërbuzës qeveritar vite me radhë ndaj popullsisë kësajkomune.
(Nëntor 2021)