Shoqata Malësia e Madhe në New York, organizon mbrëmje për rritje fondesh

Shoqata Malësia e Madhe në New York, do të organizojë të premten, më 12 nëntor, mbrëmje për bashkim fondesh.

Lexo njoftimin e plotë:

Shumë të nderuara motra të komunitetit shqiptaro-malësor të New York-ut, dhe vendeve përreth, edhe ju të respektuar vëllezër malësor!

Shoqata Malësia e Madhe me datë 12. 11. 2021, në Ciao Retaurant 5-7 John Albanece PL Eastchester , NY
duke filluar prej ores 7 pm, organizon mbrëmje dhe koktej me pikësynimin rritje fondesh, me të vetmin qellim për të ndihmuar vendlindjen, thirrja e së cilës jehonë përtej maleve, fushave, kodrave, brigjeve, lumenjëve e liqejve, detrave e oqeaneve dhe mbërrinë deri këtu sepse e di se bijtë dhe bijat e sajë kanë një zemër plotë mall e kurreshtje për të!

Mos të hezitojmë e mos të bëjmë që shpresat të cilat janë të drejtuara drejt nesh të dalin huq, të mos lejojmë që të tjetërsohemi por, të mbajmë të gjallë më sakralen e më të qensishmen e të gjithë së bashku të mbledhim e të unifikojmë forcat rreth strumbullarit që quhet “Malësia”, në mënyrë që kokëçarjet e së ardhmes të cilat nuk do të jenë të lehta për tu perballur e tejkaluar, të jenë sadopak lehtësuese për të, e si të tilla edhe më të sfiduara.

Zonja dhe Zotrinjë,
Ju ftojmë të gjithëve për të marrë pjesë, të tubohemi për të vetmin qëllim që të ndihmojmë lokemadhën e halleshumtën Malësi.

Shoqata Malësia e Madhe – New York