Ilir Camaj e çoi Deçiqin në gjysmëfinale të Kupës

Futbollistët e Deçiqit kanë fituar sot si mysafirë me rezultat 2-0 kundër OFK Titograd dhe më këtë kanë kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi.

Të dy golat Deçiqi i dha Ilir Camaj në pjesën e dytë të ndeshjes, në minutën e 53-të dhe 79-të.

Deçiqi pati dhe një mundësi tjetër të mirë, ku kapiteni Xhonatan Dreshaj goditi shtyllën.