Sot këshilltarët e shumicës parlamentare në Kuvendin e komunës së Tuzit votuan për themelimin e dy ndërrmarrjeve publike, atë të Ujësjellësit dhe kanalizimet dhe Tregut.
Po ashtu në këtë seancë u emëruan edhe antarët e Bordeve të Drejtorëve të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Ujësjellësi dhe kanalizimet”, si dhe SHPK “Tregu”.
Në Bordin e Drejtorëve të SHPK “Ujesjellesi dhe Kanalizimet”, u emëruan:
Fran Camaj, Allmira Shabotiq, Tonino Junçaj, Prela Pllumaj dhe Admir Nikaj.
Ndërsa në Bordin e Drejtorëve të SHPK “Tregu”, u emëruan:
Demir Dresheviq, Leon Junçaj, Gjokë Gorvokaj, Shtjefen Gjonlekaj dhe Mirsad Gjokoviq.
Ndërkaq, siç mësohet, pjesë e marreveshjes është edhe QKI “Malësia”, e që pritet të menaxhohet nga Komuna e Tuzit, nga 1 janari i vitit 2022.
Malesia.org