Ernat e fuqishme nuk fryjnë në vjeshtë, por kur sapo ke filluar të ecësh

Teper si shumë aktivitete të ndara mbi baza partiake po bëjnë partnerët e koalicionit shqiptar që aktualisht kontrollojne pushtetin në Komunën e Tuzit.

Po më ringjallet dyshimi i vjetër.

Kjo nuk është shënjë e mirë aspak.

Një plasaritjeje po i vjen era.

Ka qenë e pritshme per publikut malësor, që unitetin e arrijtur bashkëqeverisës, subjektet politike të trevës së Malësisë, jo vetëm ta ruajnë dhe forcojnë akoma më shumë, por edhe të bashkohen përgjithmonë në një strukture te vetme, të fuqishme dhe të qendrueshme politike.

Këto grupacione me synime lideriste duhet tu japin fund historive të tyre përçarese e grindavece, qe per interese mbijetese keto dy-tri viteve te fundit kanë qenë në gjendje latente. Ato mund të ringjallen në çdo moment.

Malësisë nuk i duhet më shumë sesa një parti e madhe nacionale, e cila do të përfshinte të gjitha kapacitetet politike vendore që janë për një komunë shqiptare, që do të drejtohej nga shqiptaret si shumice etnike dhe autoktone, ashtu sikurese u takon edhe historikisht.

Ka kush të mendojë për jetësimin e pluralizmit në atë treve, mbase vetëm intereset nacionale janë ato që synojnë të kontrollojnë pushtetin në trevën e Malësisë.

Shqiptarët gjithe së bashku duhet të jenë interesenti dhe pretendenti numër 1.

Mandej, interesenti tjeter nacional janë forcat politike të grumbulluara rreth partisë boshnjake, sllavofolëse.

Interesenti i radhës është partia malazeze, e quajtur taktikisht si qytetare, PDS, që në zgjedhjet e fundit e kishte humbur pushtetin, por që nuk ka qëllim të heq dorë nga këthimi sërish i saj në pushtet.

Ja po shihni se deri këtu, tri grupacione të fuqishme jane pretendentet kryesore për të kontrolluar pushtetin lokal në këtë komunë.

Përveç këtyre janë edhe disa pretendente tjerë sllavofolës, që bazat e veta i kanë në nivelin qendror republikan. Ata poashtu synojnë të fitojnë pushtet, gjegjesisht pjesë pushteti.

Ndoshta edhe nje grupacion i çroditur nga fundërrinat e të të gjithave,  mund të ishte shfaqje normale!

Dhe ja, pluralizmi u kompletua!

Në këtë larmi politike që pretendohet për të kontrolluar pushtetin lokal, nuk pretendohet thjeshtë vetëm për pushtet vetqeverisës, por për të kontrolluar frymën politike, kulturore, etnike, demografike dhe zhvillimore të trevës së Malësisë.

Çka kërkojnë shqiptarët atëherë, nëse të gjithë së bashku nuk luftojnë për këto aspirata?! Këto synime janë të parealizueshme, nëse vazhdohet sërish me ndasina të brëndshme siç kishte ndodhur gjate tri dekadave të fundit, të prira nga ambiciet lideriste. Me parti trupgjata, qafëtrasha, kaçurrele e vishkullore, jemi ngopur që moti.

Liderizmi është kancer dhe populli duhet ta kuptojë këtë. Populli, kétyre ambicieve duhet t’ua kthejë shpinën menjëherë.

Unë i përcjellë zhvillimet, sidomos  te javëve të fundit. Agjenda teper të ngjeshura separatiste. Deklarata e prononcime të funksinarëve të koalicionit aktual…., vetëm në emer te partive të veta. Kontakte dhe levizje gjithandej hapsirës ku ka shqiptarë, vetëm në emer të partive të veta. Kumtesa e opinione nëpër medie informative…, vetëm në emer të partive të veta.

Diçka është duke ndodhur dhe nje plasaritje në unitetin e arrijtur me shumë vështirësi, vetëm miopët nuk e shohin.

Unë i përcjelle edhe publikimet, shkrimet, komentet, rreth rezultateve të qeverisjes aktuale.

Të gjitha ne baza partiake.

Palet e koalicionit nuk flasin për vlerat e perbashketa. Ata nuk i komentojne njeni tjetrit, as nuk ia pëlqejnë statusin, ne rrjete sociale.

Vetëm perbrenda antaresise se vet partiake. As kafe, as drekë nuk bëjnë bashkë. Edhe fushata per njoftësi e miqësi të reja, me të vetët e me të huajtë, vetëm në emër të partive vetanake, po bëhet.

Në emër të pushtetit të përbashkët dhe institucioneve të dalura prej tij, pothuaj asgjë.

Këto janë shënja ndjellakeqia, se diçka e re do të ndodhë shumë shpejt, se bashkimi i tashëm është vjetruar dhe se radha e prijës duhet ndryshuar!

Prandaj po më intereson, kur janë zgjedhjet e radhës, mor?

Autori Gjokë Gojçaj, me pseudonimin në Facebook Bashkim Kombi