Kampionati ballkanik në taekwondo, anëtarët e klubit Besa fitojnë 5 medalje

Anëtarët e klubit të taekwondo-së Besa nga Tuzi, fituan 5 medalje në kampionatin ballkanik të zhvilluar në Bukuresht të Rumanisë.

Kampion të Ballkanit u shpallën Zinedin Beqaj, Angjella Berishaj, Andrea Berishaj dhe Benan Jusufgjokaj, ndërsa medalje të bronztë fitoi Sebastian Dushaj.

Zinedin Beqaj poashtu u zgjodh edhe garuesi më i mirë i kampionatit.

/MALESIA.ORG/