Futbollistët e Deçiqit kanë fituar sot si mysafirë me rezultat 2:1 kundër FK Mornar të Tivarit.
Ishin vendasit ata të cilët shënuan të parët, në pjesën e parë, në minutën e 23-të për 1:0, siç edhe përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, Deçiqi barazoi përmes Ilir Camaj në minutën e 62-të.
Golin e dytë dhe fitues për Deçiq e shënoi Kristjan Vulaj me penallti në minutën e 77-të.
Deçiqi vazhdon të ruaj vendin e tretë por edhe rekordin prej 11 ndeshjes në radhë pa asnjë humbje. /MALESAI.ORG/