Futbollistët e KF Deçiqi fituan sot 1-0 kundër Zetës. Me këtë ndeshje përmbyllet pjesa e parë e kampionatit të Ligës së parë të Malit të Zi, ndërsa Deçiqi tashmë kalon në vend të dytë.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ivan Novovic, në minutën e 64-të.
Në vend të parë në tabelë është Sutjeska e Nikshiqit me 41 pikë, Deçiqi i dyti me 33 pikë, ndërsa e treta është Buduqnosti i Podgoricës me 32 pikë. /MALESIA.ORG/
