Në prag të festave të fundvitit, nën organizimin e Komunës së Tuzit, për herë të dytë, hapet “Pazari i dimrit në Malësi”.
Pazari do të jetë i hapur deri më 2 janar 2022.
Në këtë Pazar, në shpizat prej drurit, gjenden produkte të ndryshme nga ndërmarrësit dhe shoqëritë afariste nga treva e Komunës së Tuzit, të cilët merren me veprimtari të ndryshme të artizanatit, kafeneve, punëve artistike etj.
Ndërkaq, neser me fillim në ora 19:00, në shesh përformon, artisti i mirënjohur, Iljard Shaba.
Malesia.Org