Malësori vjen me këngën e re “Hyjnesha” me plotë nostalgji për ditët studentore

Këngëtari nga Malësia me banim në Prishtinë, Malësori vjen me këngën e re “Hyjnesha” me plotë nostalgji për ditët studentore.

Kenga “Hyjnesha”, është  e dyta e realizuar për  programet festive të fundvitit në kuader të produksionit “XixaMusic”.

Kënga u shkrua dhe kompozua nga Ilir Berani, ndërsa orkestrimin dhe realizimin në studio e ka berë Ardian Kastrati.

Siç shprehet për portalin Malesia,Org,  këngëtari Malësori, kënga flet për dashurinë në kohën e studimete, të  një studentit të ardhur në Prishtinë nga tokat shqiptare jashtë  Kosovës. Studenti dashurohet në një vajzë studente në Universitetin e Prishtinës,e cila fatkeqesisht nuk iu be fati i jetës. Mbas shumë viteve,ish studenti kthehet në Prishtinë dhe i kujtohet dashuria studentore,dhe secila rruge ia kujton dashurinë e vjeter të cilen kurr nuk e ka harruar. Meqenese “Hyjnesha ne fron” është simboli i Prishtinës,studenti ia vendosi emrin e tillë dashurisë së tij të vjetër.