URA, SNP dhe CIVIS nënshkruanë memorandum bashkëpunimi me subjektet shqiptare dhe boshnjake

Sot, Lëvizja qytetare URA, SNP ,Lidhja qytetare CIVIS, Partia Boshnjake, dhe dy koalicionet shqiptare, Lista Shqiptare e përbërë nga Forumi Shqiptar-ASH-LDSH dhe Forca, si dhe Koalicioni “Bashkë një Za”, i përbërë nga PD-UDSH-LDnëMZ, nënshkruanë Memorandum Bashkëpunimi.

Memorandumi u nënshkrua nga liderët e subjekteve dhe koalicioneve politike, Dritan Abazoviq, Vladimir Jokovic, Ervin Ibrahimovic, Nik Gjeloshaj, Genci Nimanbegu, Fatmir Gjeka dhe Srdjan Pavicevic.

Shtyllat e memorandum bashkëpunimit janë si në vijim:
– shtylla e pajtimit, që mundëson një tranzicion të pushteteve pa revanshizëm, i cili siguron të mos ketë ndarje etnike, fetare, kombëtare dhe politike
– shtylla e ndërtimit të Malit të Zi si shtet civil, me mundësi dhe shanse të barabarta për të gjithë
– respektimi i Kushtetutës së Malit të Zi dhe përkushtimi për shtet ligjor me institucione të pavarura dhe të qëndrueshme
– shtylla e së ardhmes evropiane me rritjen e standardit jetësor, sistem arsimor të depolitizuar, sistem shëndetësor cilësore dhe politikë e jashtme brenda kursit euro-atlantik
– shtylla e zhvillimit ekonomik me shfrytëzimin e plotë të burimeve natyrore dhe njerëzore
– shtylla e mbrojtjes dhe integrimit të popujve pakicë në proceset e vendimmarrjes
– shtylla e sundimit të shtetit ligjor dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
– shtylla e Malit të Zi ekologjik, mbrojtja dhe ruajtja e ambientit të pastër jetësor

Malesia.Org