Më 15 dhjetor 2021, në QKI “Malësia”, komuna e Tuzit, me një ceremoni solemne përkujtoi 77 vjetorin e çlirimit të Tuzit nga forcat fashiste.
Në këtë solemnitet, ku morën pjesë personalitete të ndryshme nga politika, biznesi, institucionet shtetërore dhe përfaqësues të institucioneve fetare, u bë edhe ndarja e çmimit ,,15. Dhjetori – Dita e çlirimit të Tuzit”.
Për këtë vit Juria për ndarjen e çmimeve përzgjodhi si fitues, Sead Gjokaj – për angazhimin në hartimin e monografisë nga artisti Gjelosh Gjokaj si redaktor dhe organizator, si dhe promovimin e karakterit dhe veprës së tij në të gjithë Malin e Zi dhe rajonin.
Gjithashtu, për nder të kësaj date, nënkryetari i Komunës së Tuzit, Z. Haris Ramoviq, vendosi lule në bustin e heroit – Mahmut Lekiq dhe në monumentin e ,,Ushtarëve të rënë” në Cem – Rakiq.
Malesia.Org