Nënkryetari i komunës së Tuzit, njëheri edhe kryetari i LDSH, këshilli komunal i Malësisë, Ivan Ivanaj, deklaroi se Buxheti i vitit 2022 me vlerën 7.898.628 euro, është zhvillimor, gjithpërfshirës dhe ka si synim kryesor përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve të Malësisë.
Lexoni shkrimin e plotë të Ivanaj:
Në seancën e sotme, Kuvendi komunal i Tuzit votoi Buxhetin e vitit 2022. Buxheti i komunës për vitin 2022 ka vlerën 7.898.628 euro! Buxheti i vitit 2022 mbi të gjitha është zhvillimor, gjithpërfshirës dhe ka si synim kryesor përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve tanë.
Por sot na kanë humbur, dhe nuk e dimë se ku janë ata që vite me radhë u munduan të na bindin se Komuna e Tuzit nuk do të mbijetojë financiarisht?!
E dimë përgjigjen, edhe po ua themi.
Ata sot bojkotuan punën e Kuvendit, dhe treguan se zhvillimi i Malësisë nuk është pjesë e politikbërjes së tyre !
Megjithatë, shumica e përfaqësuesve të popullit e don Malësinë dhe punon në zhvillimin e saj. Kjo u dëshmua edhe sot, me votimin në parlament .
Malësia po ndryshon !
