Sot në Tuz, Shoqata “Koja” nga SHBA-të, ndau bursa për 17 studentë kojas.
Shuma që bashkëvendasit dërguan si ndihmë për studentat ishte 5 mijë e 100 dollarë amerikan, ku secili mori nga 300 dollarë.
Të rikujtojmë se ky është viti i 4-të, që kjo shoqatë përveç studentat në vendlindje, ndihmon edhe personat në gjendje të vështirë ekonomike dhe ata me nevoja të veçanta, për të cilët këtë vit u grumbulluan 7 mijë e 700 dollarë amerikan.
Në emër të Shoqatës “Koja”, mjetet e dërguara i ndanë Vasel Nucullaj dhe Ivan Ivanaj.