OKB: 1.7 milionë njerëz janë larguar nga Shqipëria në 30 vitet e fundit

Sipas raportit të OKB-së për perspektivat e popullsisë, Shqipëria po përjeton krizën më të rëndë demografike në rajon, ku 37 për qind e popullsisë, janë larguar nga vendi në tri dekadat e fundit.

Edhe Maqedonia e Veriut ndodhet në situatë të keqe demografike. Ajo ka humbur një të katërtën e popullsisë që nga fillimi i viteve 1990.


Shqipëria po përjeton krizë demografike, ku shifrat e shpopullimit për shkak të emigracionit janë alarmuese. Sipas raportit të OKB-së për perspektivat e popullsisë, Shqipëria po përjeton krizën më të rëndë demografike në rajon, ku 1.7 milionë njerëz, ose 37 për qind e popullsisë, janë larguar nga vendi në tri dekadat e fundit.

Sipas raportit të OKB-së, kombi me gati tre milionë banorë pritet të bjerë nën një milion banorë deri në fund të këtij shekulli. Por, sipas raportit të OKB-së, asnjë vend në Ballkan nuk është kursyer nga një kombinim i rrezikshëm i emigrimit dhe plakjes së popullsisë.


Pas Shqipërisë, Maqedonia e Veriut ndodhet në një situatë më të keqe se vendet e tjera. Ajo ka humbur një të katërtën e popullsisë së saj që nga fillimi i viteve 1990. Regjistrimi i fundit i kryer në fund të vitit 2021 tregon një rënie të popullsisë prej 10 për qind vetëm në dy dekadat e fundit. Gati 600.000 maqedonas u shpërngulën jashtë vendit në dekadat pas pavarësisë së vendit.

Si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shpresojnë se një anëtarësim i shpejtë në Bashkimin Evropian do të sigurojë një të ardhme më të mirë dhe do të ndryshojë modelin e migracionit.

Një shembull tjetër i goditjes nga fenomeni i emigrimit është edhe Kosova, e cila humbi 15.4 për qind të popullsisë së saj midis vitit 2007 dhe 2018.