Opozita dorëzon iniciativën për shkarkimin e kryeparlamentarit Becic, deputeti Nimanbegu nuk nënshkruan iniciativën

Në Kuvendin e Malit të Zi, ka mbërrit propozimi për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Becic.

Propozimin për shkarkimin e Becic e kanë nënshkruarë 38 deputet nga radhet e partive opozitare DPS, SDP, SD, LP, PB si dhe deputeti i koalicionit shqiptar “Bashkë nji za”, Fatmir Gjeka.

Ndërkaq, propozimin në fjalë nuk e ka nënshkruar deputeti i Listës Shqiptare “Koha është tani”, Genci Nimanbegu.

Siç thuhet në iniciativë për shkarkimin e Becic,
Parlamenti i Malit të Zi, gjatë mandatit të kryetarit të Kuvendit, Aleksa Becic, nuk ka qenë vend për dialog thelbësor politik dhe për këtë arsye nuk ka arritur të përmbushë një nga funksionet e tij themelore dhe nuk ka sjellë përshpejtimin e rrugës evropiane të Malit të Zi.
Malesia.Org