Edhe sonte protesta në shumë qytete të Malit të Zi

Në disa qytete malazeze sonte janë paralajmëruar protesta për shkak të vendimit për formimin e qeverisë së pakicës. Qytetarët kanë protestuar mbrëmë në Podgoricë, Nikshiq, Berane, Zabljak, Bijelo Polje dhe Tivar.

Qytetarët në protestat e mëparshme thanë se nuk do të lejojnë formimin e qeverisë minoritare, sepse, siç u shprehën, është mashtrim dhe tradhti ndaj vullnetit elektoral të qytetarëve.