Fatos Beqiraj i bashkohet Deçiqit

Fatos Beqiraj do të jetë lojtari i ri i KF Deçiqit.

KF Deçiq është në stërrvitje në Antalia, ndërsa Beqiraj nesër do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj.

Fatos Beqiraj u largua nga Liga e Parë malazeze 12 vjet më parë dhe nga largimi i tij nga KF Buduqnost, kaloi në Dinamo të Zagrebit.

Në karrierën e vet ai ka luajtur edhe për Changujin e Kinës, për Dinamo Minsk, Dinamo nga Moskva, Mechelen, Maccabi Netanya, Wisla Krakow, Bnei Yehuda si dhe Astana e Kazakistanit, që ishte klubi i tij i fundit para se të vinte në KF Deçiq.

Me fanellën e Buduqnostit ai fitojë titullën në vitin 2008 dhe sezonin pasues ishte golashënuesi më i mirë i ligës duke shënuar 18 gola.

Ai ishte gjithashtu golashënuesi më i mirë në kampionatin kroat – në sezonin 2011/2012, ku shënoi 15 gola. Ai fitoi titullin në Kroaci tre herë (2011, 2012 dhe 2013), dy herë Kupën (2011 dhe 2012) dhe një herë Superkupën e Kroacisë në vitin 2013.

Në vitin 2017 fitoi vendin e parë në Ligën e Dytë Ruse me Dinamon e Moskës dhe fitoi rikthimin në elitë. Për perfaqësuesn e Malit të Zi ka luajtur 85 ndeshje duke shënuar 16 gola.

Malesia.org