Qeveria e pakicës apo zgjedhje të parakohshme parlamentare

Në sajë të krizës parlamentare dhe asaj qeveritare në Mal të Zi për të premtën me 4 shkurt është parapa të mbahët votëbesimi i Qeverisë, me propozim nga URA dhe mbeshtetur nga opozita, duke ofruar mundësi për formimin e qeverisë së pakicës nëse sigurohen votat e mjaftueshme në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje  të parakohshme parlamentare

Nga Nail Draga

Nga formimi i shumicës parlamentare dhe Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtur me 30 gusht 2020, në opinion kanë ekzistuar dilema të mëdha në lidhje me funksionimin e kësaj qeverie, duke marrë parasysh përbërjen heterogjene të shumicës parlamentare. Një qendrim i tillë mbeshtetej në konceptet programore e ideologjike të konstituentëve të shumicës parlamentare, duke i shtuar edhe bekimin nga strukturat klerikale nga ana e Kishës Orodokse Serbe, që luajti rol të rëndësishëm në dekompozimion e strukturës politike në Mal të Zi, duke e kaluar në opozitë pas tridhjetë viteve partinë e DPS-it.

Por, duke marrë parasysh se Qeveria e re nuk u formu nga pjesëtarët e partive politike të shumicës parlamentare, por nga individë jashtë partiak duke u quajtur Qveri të ekspertëve, u paraqitën paknaqësi kryesisht nga pjesëtaret e koalicionit të Frontit Demokratik(FD). Madje, paknaqësia e tyre mori përmasa të mëdha duke shkuar në bojkotim të parlamentit, duke qenë opozitë e vetvetës, përkatësisht të shumicës parlamentare, dukuri e panjohur deri më tash në Mal të Zi.

Paraqitja e krizës të shumica  parlamentare

Animoziteti brenda shumicës aktuale parlamentare kryesisht nga ana e FD mori përmasa të mosdurimit kur në qershor të vitit 2021, në parlamentin e Malit të Zi u miratu Rezoluta për Srebrenicën, ku u shkarku ministri V.Leposaviqi, për shkak të mohimit  të gjenocidit në Srebrenicë. Ishte pikëriksht ky moment ku URA më votim iu bashkangjitë opozitës aktuale duke dëshmuar qendrim parimor ndaj gjenocidit kundër popullsisë boshnjake, që është mbeshtetur nga i gjithë opinioni demokratik, duke mos mbetur peng i marrëveshjeve të shumicës parlamentare.

Nga ajo ditë FD  që e ka kundërshtuar shkarkimin e ministrit   ka bojkotuar pothuaj tërësisht parlamentin, duke dëshmuar se Qeveria aktuale nuk ka më shumicën dhe si e tillë as legjitimitetin. Madje ata janë deklaruar të parët së nuk janë për këtë Qeveri, por janë për ndryshimin e saj, duke respektuar raportin e koalicionit përmes votës së qytetarëve, propozim i cili nuk është mbeshtetur nga URA e cila vazhdimisht ka mbeshtetur marrëveshjen e nënshkruar nga pjesëtarët e koalicionit për qeveri të ekspertëve.

Momenti i dytë i cili dëshmoi definitivisht se kjo shumicë parlamentare është në krizë kemi të bëjmë me ngjarjen e muajit shtator 2020, me rastin e kurorëzimit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joaniki në Cetinë. Ardhja e tij në Cetinë me helikopter dhe incidentet e qytetarëve me policinë në këtë qytet, dëshmuan se qeverisja aktuale humbi besimin, sepse mori qasje klerikaliste e ma së pakut qytetare e sekulariste.

Ishte ky momenti vendimtar që hapi konfliktin ndërmjet Lëvizjës URA dhe Qeverisë, që vazhdoi  krizën e heshtur, që u dëshmu me 15  dhjetor  me nënshkrimin e Memorandumit me disa parti, e ate kryesisht të popujve pakicë, duke paralajmëruar formimin e Qeverisë së pakicës e cila në janar u bë publike, duke iu ofruar mundësi të gjitha partive parlamentare për ta mbeshtetur si mundësi optimale për dalje nga kriza qeveritare dhe parlamentare në Mal të Zi.

Paralajmërimi i shkarkimëve

Ndonëse ka pasur ide edhe më herët për ndryshimet në Qeveri pasi ishte e bllokuar nga pjesëtarët e shumicës parlamentare duke qenë jo funksionale, ditëve të fundit kemi paralajmërimin e shkarkimeve te krerëve të lartë të pushtetit.

Kështu zëvëndëskryeministri Abazoviq ka kërkuar shkarkimin e Qeverisë dhe të kryeministrit Krivokapiq(4 shkurt), ndërsa nga ana tjetër as kryeministri Krivokapiq nuk ka qendruar indiferent duke kërkuar shkarkimin e Abazoviqit, e poashtu edhe shkurtimin e mandatit të parlamentit,(3 shkurt). Por, edhe opozita nuk ka qendruar e heshtur sepse ka mbledhë nënshkrimet për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Beçiqin(7 shkurt).

Kemi të bëjmë me një dukuri të panjohur në skenën pluraliste në Mal të Zi, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një qeverisje e parlament të pa konsoliduar. Një dukuri e tillë ishte tipike për shumicën parlamentare e cila ishte opozitë e vetvetës, dukuri kjo e panjohur në pluralizmin politik në Mal të Zi.

Ide për shkurtimin e  mandatit  të parlamentit

Ndër mundësitë e shumta për dalje nga kriza aktuale qeveritare  dhe parlamentare paralajmërohet edhe shpërndarja e parlamentit, përkatësisht shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nëse nga shumica aktuale parlamentare janë të mendimit se duhet përpjekur për të gjetur zgjidhje në kuadër të tyre, në fund si opcion mbeten edhe edhe shpërndarja e parlamentit, edhe pse një veprim i tillë nuk është sipas vullnetit të tyre. Por, i këtij mendimi nuk është kryeministri Krivokapiq, i cili ka paraqitur kërkesën për shkurtimin e mandatit të parlamentit.Një ide e tillë nuk ka dilemë se është si kundërpeshë kundër atyre që kërkojnë votbesimin e qeverisë, përkatësisht për shkarkimin e saj.

Duke marrë parasysh se   për një veprim të tillë duhen 41 vota të deputetëve, gjasat janë minimale që të ndodhë shkurtimi i mandatit të parlamentit, nëse deri në momentin e fundit nuk ndodhë ndonjë befasi.  Pasi në çdo variantë vendosin katër vota të deputetëve nga URA, çdo gjë varët nga disponimi dhe vendimi i tyre, qoftë për të votuar kundër  apo duke mos marrë pjesë në seancë, duke mos siguruar kuorumin për mbledhje. Caktimi i këtij propozimi  nga ana e kryeministrit Krivokapiq, në të njëjtën  ditë kur është propozuar shkarkimi i Qeverisë, vetëm një orë më pas mbetet çështje e hapur deri në momentin e fundit që do të varët nga marrëveshjet e  partive parlamentare që do të vendosin sipas  interesit të tyre,  jo  vetëm për momentin aktual.  

Nga ana tjetër shkurtimi i mandatit të Qeverisë për momentin llogaritet si çështje e kryer, sepse për shkarkimin e saj janë siguruar 44 vota të mjaftueshme. Edhe pse më parë këtij numri janë llogaritur se do ti bashkangjitën edhe pesë vota të PSP-së, si duket votat e tyre do të mungojnë sepse  raportët në kampin e koalicionit të tyre nuk janë të favorshme për një qendrim të tillë, edhe pse ata publikisht janë deklaruar se janë kundër qeverisë aktuale.

Qeveria e pakicës zi zgjidhje momentale

Në qoftë se Qeveria e Krivokapiqit shkarkohet, sipas procedurës presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do t’i japë mandatin për formimin e Qeverisë së re një grupi politik, i cili është në gjendje që për propozimin e vetë të sigurojë 41 vota. Për momentin llogaritët se URA si inicuese e shkarkimit të Qeverisë aktuale ka mbeshtetjen e 44 deputetëve,por nëse nuk sigurohën që minimalisht duhen 41 vota, atëher nuk ka dilemë se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nga ana e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviqi, opinioni është informuar me kohë se qeveria e pakicës, do të foromet nga ata të cilët kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit nga shtatë liderët e partive parlamentare me 15 dhjetor 2021, por pa anëtarët e DPS-i dhe të Frontit Demokratik. Nga një deklarim i tillë del se Qeveria e pakicës pret të mbeshtetet nga partitë parlamentare edhe pse nuk do të jenë pjesë e saj, që paraqet moment të veçantë në skenën politike në Mal të Zi. Kemi të bëjmë me një qeveri eksperimentale që do të jetë si zgjidhje momentale, përkatësisht deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kriza favorizon opozitën

Në këtë krizë qeveritare nuk ka dilemë se fitues apsolut është presidenti  M.Gjukanoviqi, sepse partia e tij në opozitë(PDS) ka gjasa reale të rikthehet në pushtet. Nëse jo mënjëherë tash në sajë të dekompozimit të mundshëm, atëherë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare e ka terrenin e përgatitur.Kjo krizë qeveritare është në favor edhe të partieve të vogla opozitare, që shohin rastin e mirë për tu kthyer në pushtet në sajë të koalicionëve si në te kaluarën.

Pavarësisht se situata aktuale nuk është në favor të qytetarëve e në veçanti e atyre qe kanë pritur se do të kemi ndryshime në qeverisje, një qasje e tillë mbeti vetëm dëshirë, sepse shumica aktuale parlamentare nuk ka qenë e gatshme të qeverisë sipas standardëve demokratike, sepse parësore kanë pasur interesat personale e klanore e jo demontimin e qeverisjës së kaluar.

Qeveria e pakicës me mandat të kufizuar

Mbetet të presim se si do të  votohet në parlamentin  e Malit të Zi me  4 shkurt dhe si do të të jenë  raportët në kuadër të shumicës së re parlamentare  dhe mundësia e proklamuar për formimin e qeverisë së pakicës. Një dukuri e tillë nuk është e panjohur në praktikën parlamenatare e cila ka mandat të kufizuar të qeverisjës, përkatësisht deri në mbajtjën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimëve, zgjedhjet e parakohshme parlamentare ma së largut mund të mbahën në pranverë të vitit të ardhshëm, ku parashihet të mbahën zgjedhjet presidenciale.

(3 shkurt  2022)