Bie Qeveria e Malit të Zi e udhehequr nga kryeministri Krivokapic

Qeveria e Malit të Zi në krye me Zdravko Krivokapic u rrëzua sot nga një mocion i mosbesimit i inicuar nga partneri qeverisës, Levizja Qytetare URA dhe deputetët e opozitës.

Mocioni u votua me 43 vota për dhe 11 kundër.

Pro rrëzimit të Qeverisë votuan deputetët e Lëvizjes Qytetare Ura, pjesë e shumicës parlamentare, deputetët e DPS-it, SDP-së, SD-së, Partisë Boshnjake si dhe deputetët e partive shqiptare, Fatmit Gjeka dhe Genci Nimanbegu.

Kundër rrëzimit të Qeverisë ishin deputetët e Demokratëve.

Ndersa, para votimit të mocionit, sallen e Kuvendit e braktisën deputetët e Frontit Demokratik dhe SNP.
Malesia.org