Shkarkohet kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Becic

Tri ditë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi, Kuvendi i Malit të Zi. votoi sot për shkarkimin e kryetarit të këtij institucioni, Aleksa Becic.

Për shkarkimin e Becic u votua me 43 vota për dhe 36 kundër.

Për shkarkimin e Becic votuan deputetët e Lëvizjes Qytetare URA nga radhet e shumicës parlamentare, deputetët nga radhët e opozitës,Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), deputetët e SDP dhe SD,Partisë  Boshnjake dhe deputeti i Koalicionit Shqiptar “Bashkë nji za”, Fatmir Gjeka dhe deputeti i Listës Shqiptare “Koha është tani”, Genci Nimanbegu.

Kundër shkarkimit të Becic, votuan deputët e Frontit Demokratik, Demokratëve dhe SNP-së.

Becic është kryetar i Demokratëve, deputetët e të cilit subjekt politik kanë qenë kundër rrëzimit të Qeverisë së ish kryeministrit Zdravko Krivokapic.

Malesia.Org