Nimanbegu dhe Gjeka do të jenë Ministra në Qeverinë e re?

Genci Nimanbegu - Fatmir GjekaMandatar për përbërjen e qeverisë së re me siguri do të jetë lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq. Ndërkaq, këto ditë pritet që Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, të zhvillojë konsultime me përfaqësuesit e klubeve të deputetëve.

Siç mëson CDM, Qeveria e pakicës do të ketë tre zëvendëskryeministra dhe tetëmbëdhjetë ministra.

Sipas po të njëjtit burim, pritët që dy deputetët shqiptar, Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka të fitojnë postet e ministrave. Nimanbegu postin e Ministër i Turizmit, ndërsa Gjeka atë të Mirëqenies Sociale. /MALESIA.ORG/