Malësorët në Amerikë – Zef Camaj Politologu i Shqiptarisë!

Nje nder intelektualet dhe veprimtaret e shquar te ceshtjes shqiptare, eshte dhe do mbetet edhe djali i Hotit, Malsise e Shqiptarise i ndjeri Prof. Zef Camaj, cili punen aktivitetin dhe veprimtarin e tij, patriotike dhe nacionaliste e filloi ne Malsine e Madhe, por nen shtetin e Malit te Zi.

E me pas edhe ne Diasporen Shqiptare te Amerikes, aq sa kjo veorimtari ka ber qe Prof. Zef Camaj, te marrin edhe emrin Politologu i Shqiptarise.

Veprimtari e cila ishte maksimalisht e veshtire per kohen pasi Shqiperia ishte nen regjimin komunist, e nga ana tjeter ishe Jugosllavia me UDB – ne, qe kontrollonte gjithca e cdokend.

Por, Prof. Zefi me perkushtim, guxim dhe profesionalizem ka arritur t’ ia dal, qellimit qe ai i kishte vene vetes. Ka dhen nje kontribut te vecante jo vetem per renien e sistemit komunist ne Shqiperi, por vecanarishte per Kosoven, ku eshte takuar edhe me Ibrahim Rugoven

e pas viteve 90 – te edhe me Sali Berishen.

Duhet vecuar fakti se Prof. Zef Camaj ka patur nje bashkpunim dhe miqesi te ngusht me Ambasadorin e Shqiperise ne Beograd, Sokrat Plaka, c’ ka ber qe Zefi edhe te etiketohej, per shkak te veprimtarise se tij antikomuniste edhe si “bashkountor” i UDB -se Jugosllave, por bashkpuntor te tij, dhe qe e kane njohur nga shume afer, deshmojne se nuk eshte e vertete. Por thashethem nga kundershtaret e tij, politik vecanarishte ne Amerike. 


PO KUSH ISHTE ZEF CAMAJ

Zef Camaj u lind ne vitin 1957, ne Sukruq, ka perfunduar fakultetin e shkencave politike ne Beograd e me vone me korrespondence fakultetin e gjuhe – letersise shqipe ne Prishtine. I nderi Anton Ceta profesori i Zef Cames, eshte shprehur se Zef Camaj, ka qene studenti me i mire.

Zef Camaj, fillimisht ka sherbyer si mesimdhenes ne gjimnazin e Tuzit, si dhe ka drejtuar emision javor ne gjuhen shqipe, qe transmetohej nga radio – televizioni i Malit te Zi. Nga ku edhe fillon kthesa per Zef Camaj, duke cuar edhe ne largimin e tij nga vendlindja. Mbasi me shkrimet e tij, kishte mbrojtur te burgosurit dhe te denuarit Shqiptare. Mehmet Bardhi dhe Mejreme Maraj, duke rene ne sy te UDB – se Jugosllave te cilet filluan ta vezhgonin, veprimtarin dhe aktivitetin e perditshem te Prof. Zef Camaj, c’ka ben qe ne vitin 1982, te vendoset ne SHBA. Ne vitin 1985 Zefi merr nje vendim historik, per diasporen shqiptare ne Amerike, hape Radion e emruar Revista Radiofonike e Shiptareve te Amerikes, radio qe ka transmetuar per 5 vite me radhe deri ne vitin 1990, koh kur ne Shqiperi bie regjimi komunist. Kjo radio transmetonte 7 ditet e javes, 6 dite ne New York dhe te dielen ne Detroid. I ofruar ne kte radio dhe si bashkpuntor, gazetar e foles nga Zef Camaj, ka qene nje tjeter atdhetar e patriot antikomunist, sic eshte Luigj Gjokaj, i cili vecohet e shquhet edhe tani, ne mediat vizive te Detroidit.

Ne vitin 1996, Zef Camaj lene perkohesisht Ameriken dhe vendos te kandidoj per deputet si perfaqesues i Partise Demokristiane te Shqiperise, edhe pse beri nje fushat mjaft dinjitoze, dhe ku gjeti mjaft perkrahje ne kushtet se si u zhvulluan ato zgjedhje nje rezultat fitues ishte i pamundur.

Prof. Zef Camaj, nga nje semundje e pasherueshme ka nderruar jet ne vitin 2001, ne moshen 44 vjecare!

Ne nderim te jetes, dhe veprimtarise se Prof. Zef Camaj, ne vitin 2004, Palok Camaj, si pronar dhe Luigj Gjokaj, si gazetar e foles, rihapin radion po me emrin Revista Radiofonike e Shqiptareve te Amerikes, radio qe pati nje jetgjatesi 2 vjecare, duke e cuar ne 7 vite, Veprimtarin e Radios se Prof. Zef Camaj, e cila se bashku me Jeten, vepren dhe veprimtarin patriotike, nacionaliste dhe atdhetare do te mbetet ne historine e Diaspores Shqiptare ne Amerike, e Zefi perjetesisht si Politologu i Shqiptarise.

Zani i Malsise”