Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, njëkohësisht Kryetar i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, më 17 janar njoftoi për konceptin e një qeverie të pakicës, si model për tejkalimin e krizës dhe zhbllokimin e proceseve evropiane.
Më pas ai deklaroi se në atë qeveri nuk do të ketë vend për dy subjektet më të forta, Frontin Demokratik dhe DPS-në e Djukanovic.
Abazoviq më 4 shkurt përmes mocionit rrezoi Kryeministrin Zdravko Krivokapic, ndërsa më 7 shkurt shkarkoi kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Becic. URA e Abazoviqit këtë e arriti me votat e opozitës së udhëhequr nga DPS.
DPS-ja disa herë ka përsëritur se ata do të përkrahin qeverinë e pakicës të propozuar nga Abazoviq, dhe se nuk do të kërkojnë të jenë pjesë e sajë.
DPS-ja e Djukanovic-it në zgjedhjet e vitit 2020 u çua në opozitë pas 30 vjet pushtet, dhe për këtë pikërisht ishin përgjegjës 4 deputetët e koalicionit të udhëhequr nga URA.
Tashmë shpejt pritet të formohet qeveria e re në përbërje të URA-së, partive të vogla të opozitës së deritashme, ku përfshihen edhe partia boshnjake dhe subjektet shqiptare, por siç mësojnë disa burime jozyrtare, në qeveri do të ketë edhe personalitete jopartiake.
Në anën tjetër kjo qeveri do të varet drejtpërsëdrejti nga një shumicë e re parlamentare në të cilën dy të tretat e asaj shumicë është DPS-ja e Djukanovic-it.
Qeveria e re eventule nuk do të mund të bije asnjë vendim në Kuvend pa pëlqimin e DPS-së, prandaj shumë analist politik këtë situatë e shohin si fuqizim dhe rikthim i DPS-së. Prandaj, ndër tjerash, kjo Qeveri eventuale nuk pritet se do të arrijë të kryej mandatin deri në fund. /MALESIA.ORG/