Komuna e Tuzi ndanë 30 mijë euro bursa për studentët nga Malësia


Sot në ambientet e ndërtesës së Komunës së Tuzit, kryetari i Komunës, z. Nik Gjeloshaj bëri ndarjen e bursave për 30 studentët më të mirë të përzgjedhur nga Komisioni për ndarjen e bursave për vitin akademik 2021/2022.

Gjeloshaj në fjalën e tij drejtuar studentëve ndër të tjera tha se ashtu siç kemi dyfishuar shumën e të hollave nga 50€ në 100€ në muaj për secilin student fitues të bursës, ashtu do të vijojë përkrahja jonë edhe në të ardhmen ndaj të rinjve, sepse arritjet tuaja janë sukses i yni i përbashkët.