Në Tuz, mbahet Ekspozita ,,Spekter” e piktores Monika Dukaj

Më 11 shkurt 2022, në QKI “Malesia”, komuna e Tuzit, në bashkëpunim me QKI “Malesia”, organizoi Ekspozitën e dytë personale “Spekter”, të piktores nga Malesia, Monika Dukaj.

Ekspozitën e shpalli të hapur, sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale, znj.Marina Ujkaj, kurse të pranishmit i pëshendeti edhe piktorja Dukaj.

Ekspozita e piktores Dukaj, vjen pas prezantimit të saj në disa ekspozita personale dhe kolektive, ndërsa këtë herë shfaqi ekspozitën e saj të parë personale në Komunën e Tuzit.

Dukaj në këtë ekspizite prezantoj mbi 40 piktura dhe vizatime të punuara me teknika të ndryshme si: vaj në pëlhurë, pastel, vizatim me laps etj, ku motiv kryesor ka natyrë e qetë, e cila mbart në vete më shumë se një dimension.

Ekspozita do të jetë e hapur për të gjithë adhuruesit e artit deri më 18 shkurt 2022.

Malesia.Org