Abazoviq: Presim vendimin SNP rreth Qeverisë së pakicës

Formimi i qeverisë së pakicës pret vendimin përfundimtar të PSP thonë në LQ URA. Kryetari i saj, Dritan Abazoviq, tha sot se do të dëshironin që PSP të jetë pjesë e qeverisë, por do ta respektojnë vendimin e tyre cilido që të jetë.

Nga kjo parti kanë njoftuar se deri në fund të javës do të kenë një qëndrim të caktuar nëse do të jenë pjesë e qeverisë apo jo.  Abazoviq për gazetarët nuk pranoi të japë detaje lidhur me personat që mund të mbulojnë sektorët qeveritarë, pasi ende nuk dihet se kush do të jetë pjesë e shumicës së re.

Ai shtoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje, atëherë opsioni tjetër është shkuarja në zgjedhje. Duke komentuar paralajmërimin e bllokimit të rrugëve nga ana e Frontit Demokratik, Abazoviq tha se populli do ta shohë se kush e mbron rendin kushtetues, kush është pro evropian i vërtetë e kush jo.

“Është e drejt demokratike, vetëm të mos ketë incidente. Nuk dua të krijoj panik, le të shohim si do të shkojë.”, th Abazoviq duke shtuar se beson se çdo gjë do të kalojë qetë.