Karnevali “Koret 2022”, hapet me përformimin e këngëtarit Shkumbin Ismaili

Sonte në Qender të Tuzit, u bë hapja e manifestimit kulturorë, Karnevali “Koret 2022”, me mbrëmje muzikore ndryshe nga herët tjera.

Fjalen e rastit e mbajti nënkryetarja e Shoqates “Karnevali Koret”, Anita Junçaj, e cila njëkohësisht i shpalli të hapura zyrtarisht Karnevalet.

Gjithashtu, të pranishmit i përshendeti edhe hunoristi i njohur nga Tirana, Agron Llakaj, të cilin shoqata “Karnevali Koret”, e shpallen qytetar nderit të shoqatës, për kontributin e tij të dhënë për shoqatën në fjalë.

Ndërkaq, të pranishmit e shumtë i argëtoi këngëtari i njohur nga Tetova, Shkumbin Ismaili, i cili me kënget e tij, solli emocione të shumta te publiku malësorë.

Programi i javës së karnevaleve vazhdon nesër, me programin për fëmijë “Karnevali i fëmijëve”, që do të realizohet në qëndër të Tuzit, me fillim në ora 13:00, si dhe me programin e humorit e satirës, ku do të performoi humoristi Agron Llakaj dhe koncerti muzikor i Eliza Markiq, duke filluar në ora 19:00.

Malesia.org