Kryeministri nga URA, Zëvendëskryeministrat nga SNP dhe Partia boshnjake

Përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare URA, SNP, Partia boshnjake dhe dy koicionet shqiptare arritën një marrëveshje në parim që URA do të mbajë postin e kryeministrit në qeverinë e pakicës dhe posti i zëvendëskryeministrit do t’i kalojë SNP-së dhe Partisë Boshnjake.

Siç merr vesh jozyrtarisht Televizioni i Malit të Zi, është diskutuar edhe që SNP-ja do të ketë resorset e financave, shëndetësisë, bujqësisë, arsimit dhe një dikaster tjetër, si dhe pozitën e kreut të Kuvendit.

Partia boshnjake dhe dy koalicionet shqiptare do të mbulojnë Ministrinë e Investimeve Kapitale, Shoqërisë Informative, të Drejtave të Njeriut dhe Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Kujtojmë se dje presidenti Milo Djukanovic ka nisur konsultimet për mandatarin për përbërjen e qeverisë së re me partitë politike. Ato pritet të rifillojnë më së voni të hënën.