Partia Demokratike e Fatmir Gjekës, Alternativa Shqiptare e Nik Gjeloshaj dhe Lëvizja Qytetare URA e Dritan Abazoviq do të dalin me një listë në zgjedhje lokale në Ulqin që do mbahen për 27 mars.
Bartës së listës pritet të jetë Omer Bajraktari nga URA.
Lista tjetër do të jetë ajo në mes Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve.
Ata u bënë thirrje të gjitha subjekteve tjera nacionale shqiptare ti bashkangjiten këtij koalicioni.
Ndërkaq, Forca ka vendosur që partia të kandidojë e vetme, duke lënë mundësinë e një koalicioni me parti më të vogla shqiptare, si Perspektiva e Amir Hollaj.
DPS është ende në pritje të negociatave përfundimtare me SD dhe Partin Boshnjake.
Afati për dorëzimin e listës skadon sonte në mesnatë.
Në Kuvendin e kaluar, DPS dhe Forca kishin nga tetë këshilltarë secila, PD shtatë, UDSH dhe SD nga tre, URA dy dhe SDP dhe PB nga një. /MALESIA.ORG/