Sot, më 5 mars 2022, në organizimin e QKI “Malësia”, në Tuz, për nder të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, u mbajtë gara në recitim, me moton “Poezia na bashkon”.
Në këtë garë morën pjesë nxënësit e shkollave fillore në gjuhën shqipe, nga të gjitha trevat shqiptare në Malin e Zi.
Është ky aktiviteti i parë në organizimin e kësaj Qendre, qëkur drejtohet nga komuna e Tuzit, me shpresë se kjo garë do të bëhet tradicionale.
Fjalën e rastit e mbajti UD i drejtorit të QKI “ Malësia”, njëkohësisht edhe ideatori dhe mbështetës i këtij aktiviteti, z. Vasel Berishaj.
Të drejtë në garë kishin nxënësit e ciklit të dytë dhe të tretë, të mësimit fillor, edhe ata, nga dy nxënës, prej çdo shkolle.
Për nder të kësaj feste, nxënësja e shkollës së muzikës “Vasa Paviq” paralelja e shpërndarë në Tuz, Viktoria Dedvukaj luajti në piano, Etydën nga Humel, kurse, Viana Ivezaj, u paraqit me një kompozim në violoinë, të quajtur Loja e Xhenkinsonit.
Grupi i vallëzimit Tip Toe nga Tuzi, u prezantuan me koreografinë “How far will I go” – “Sa larg do të shkoj”.
Për rregullësinë e vijimit të këtij aktivtieti, vlerësim e recitimeve dhe ndarjen e çmimeve, u përkujdes juria e përbërë nga persona të njohur nga fusha e letërsisë; kryetar, z. Ismet Kallaba, gazetar dhe publicist, ligjerues Universitar, kryetar i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualve ”Art Klub” nga Ulqini, mbi të gjitha intelektual i angazhuar në fushëveprimin e vet; anëtar jurie, z. Mark Lucgjonaj, profesor dhe shkrimtar, fitues i çmimit Rrexhai Suroi në letërsi, për vitin 2021, po ashtu edhe drejtues i zyrës për bashkëpunim me disaporën pranë komunës së Tuzit, si edhe z. Vasel Berishaj, profesor i letërsisë dhe gjuhës shqipe, intelektual i angazhuar në fushën e arsimit dhe të politikës, njëkohësisht ud i dretjorit të QKI “Malësia”.
Në garë në recitim morën pjesë:
Antoneta Arapaj, nxënëse e SHF ”Mahmut Lekiq” Tuz, e cila recitoi poezinë që trajton temën e mërgimit e titulluar “I dbuemi” të kolosit të letrave shqipe , Gjergj Fishta.
Arnes Avdiu dhe Bora Kurti, nga SHF ”Bedri Elezaga”, recituan vargjet e vjershës “Buzëqesh” të autorit Sahit Shala.
Arianit Gjokaj, nxënës i SHF ”Bashkimi” në Skorraq, i cili recitoi vjershën “Shtëpia ime”.
Egzon Daci, nxënës i SHF “Dacaj”nga Rozhaja, recitoi vjershën “Gjuha shqipe” të autorit Ndre Mjeda.
Fatjeta Gjonbalaj, nxënëse e SHF “Xhaferr Nikoçeviq”nga Rozhaja, recitoi poezinë e titulluar “ Kujtoj mësuesin” të autorit Agim Vinca.
Hana Prenkoçaj, nxënëse e SHF” Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Triesh,recitoi vjershën “ Pulëbardha” nga Dritëro Agolli.
Sara Gjokaj, nxënëse e SHF ”29Nëntori” nga Dinosha, recitoi Vargjet e poezisë “Ne fëmijët”.
Adelaida Duka, nxënëse e SHF ”Mahmut Lekiq” Tuz, recitoi poezinë “Drekë me nënën” të autorit Fatjon Kandillari.
Anabella Camaj, nxënëse e SHF ”Bashkimi” nga Skorraqi, recitoi poezinë e titulluar “Gjuha shqipe” të autorit Ndre Mjeda.
Ardena Gjonbalaj, nxënëse e SHF ”Xhaferr Nikoçeviq” nga Gucia, u prezantua me tekstin frymëzues të titulluar “Letra e Abraham Lincoln për mësuesin e djalit të tij”, të
Presidentit të 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Lincoln.
Elbenita Daci, nxënëse e SHF “Dacaj”nga Rozhaja, recitoi vjershën “Atëdheu” të autorit Gjergj Fishta.
Ernesa Nika, nxënëse e SHF “Bedri Elezaga” Katërkollë – Ulqin, recitoi poezinë e titulluar “Mall Mërgimi “ të poetit të mirënjohur, Hajredin Kovaçi.
Magdalena Lucaj, nxënëse e SHF “29 Nëntori” nga Dinosha, recitoi vargjet e poezisë “Bijtë e humbur” tekst emocionues dhe prekës të aktorit të filmit dhe teatrit, Reshat Arbana.
Nikoleta Ivanaj, nga SHF” Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Triesh, recitoi vjershën “Portreti i Skënderbeut” nga shkrimtari me famë botërore Ismail Kadare.
Tre vendet e para në ciklin e dytë dhe të tretë i morën:
Në ciklin e dytë, vendin e parë e mori Hana Prenkoçaj, nxënëse e SHF” Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Triesh, e cila recitoi vjershën “ Pulëbardha”, nga Dritëro Agolli.
Vendin e dytë e nxuni Antoneta Arapaj, nxënëse e SHF ”Mahmut Lekiq” Tuz, e cila recitoi poezinë që trajton temën e mërgimit e titulluar “I dbuemi”, të kolosit të letrave shqipe , Gjergj Fishta.
Vendin e tretë e nxunë Arnes Avdiu dhe Bora Kurti nga SHF ”Bedri Elezaga”, për poezinë “Buzëqesh”, të autorit Sahit Shala.
Nga cikli i tretë, vendi i parë i takoi Magdalena Lucaj, nxënëse e SHF ”29 Nëntori” nga Dinosha, e cila recitoi vargjet e poezisë “Bijtë e humbur”, tekst emocionues i aktorit të filmit dhe teatrit, Reshat Arbana.
Vendin e dytë e nxuni Ernesa Nika, nxënëse e SHF “Bedri Elezaga” Katërkollë – Ulqin, e cila recitoi poezinë e titulluar “Mall Mërgimi “ të poetit të njohur, Hajredin Kovaçi.
Vendi i tretë i takoi Ardena Gjonbalaj, nxënëse e SHF ”Xhaferr Nikoçeviq” nga Gucia, e cila u prezantua me teksttin frymëzues të titulluar “Letra e Abraham Lincoln për mësuesin e djalit të tij”, të
Presidentit të 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pasi që u shpallën fituesit në të dy kategoritë, drejtori, i QKI “Malësia”, Vasel Berishaj, ndau falënderimet për shkollat që kanë marrë pjesë në garë, e gjithë kjo nën moderimin e mësimdhënësit Toni Gjurashaj.
Malesia.org