Organizata Komunale Kryqi i Kuq -Tuz me aktivitetet dhe aksione humanitare

Kryqi i Kuq në Tuz është themeluar në vitin 2007 si degë e Kryqit të Kuq të Podgoricës dhe si e tillë funksionon deri në vitin 2019 kur Komuna e Tuzit bëhet komunë e plotë dhe vjen deri te ndryshimi i statutit të kësaj organizate e cila emërtohet : ,,Organizata Komunale Kryqi i Kuq Tuz”-OKKKT.

Në tetor të vitit të kaluar OKKKT zgjodhi kryesinë e re,këshillin drejtues,këshillin për financa si dhe sekretaren,ku si kryetar u zgjodh David Junçaj dhe sekretare Sanella Dreshaj.

Kjo organizatë ndihmon familjet në nevoje,pjesëtarët e komunitetit ROM,personat me aftësi ndryshe,personat me invaliditet,fëmijët jetim,të moshuarit në munges kujdesi etj.

Që nga muaji dhjetor filluam me disa aktivitete bamirësie ku në bashkëpunim me disa shitore vendase organizuam aksionin ,,Humanizmi në vepër” ku grumbulluam artikuj ushqimore dhe higjijenik nga i cili u ndihmuan 136 familje në nevoje.Gjatë ketij aksioni qytetarët e Malësisë treguan humanizmin dhe ne i falenderojmë për kontributin e tyre, si dhe vullnetarët e klubit 25 maji Tuz, të cilët janë të gatshëm për të na mbështetur në cdo aksion që organizojmë.

Aksioni tjetër ishte i organizuar për fëmijët me aftësi ndryshe dhe me invaliditet i cili u realizua në bashkëpunim me KF ,,Deçiq” të cilët kontribuan me të hollat e grumbulluara nga biletat e ndeshjes.Poashtu edhe këtë vit kjo organizatë filloi punën e vet dhe bashkë me companinë ,,Vadaviro” gëzuan 25 familje në nevojë me artikuj higjijenik, poashtu  së bashku me nxënësit e Medreses , Mehmet Fatih” ndihmuam 30 familje me veshëmbathje dhe artikuj ushqimorë. Pa harruar donatorët të cilët janë përgjigjur pozitivisht në kërkesat tona dhe donacionet e tyre do të shkojnë për aksionet e parapara në muajin mars dhe prill për familjet e popullates rome si dhe për fëmijët jetim në komunën e Tuzit.

Përveç aksioneve te tilla kjo organizatë e pa të arsyeshme edhe trajnimin e ndihmës së parë për mes së cilës poashtu mund të ndihmojmë ndoshta edhe të shpëtojmë një jetë njeriut.

Me datën 04.03.2022 në ambientet e shkollës fillore Mahmut Lekiq në Tuz filloi trajnimi me temën ,,Ndihma e Parë” e organizuar nga OKKKT në bashkëpunim me KK të Malit të Zi si dhe me të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Tuzit.

-SHF,,MAHMUT LEKIQ” TUZ

-SHF,,29 NËNTORI”DINOSHË

-SHF,,GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”TRIESH

-SHF,,BASHKIMI”SKORRAQ

– SHMP ,,25 MAJI”TUZ

-MEDRESEJA,,MEHMET FATIH”MILESH

Ky trajnim do të zgjasë dy muej nën udhëheqjen e trajnerit të licencuar nga kryqi I Kuq i Malit të Zi zotëri Mark Gorvokaj. Herë pas herë do ti bashkangjiten dhe personel medicinal për ta bëre më efikas këtë trajnim.Në muajin maj do të organizohen garat komunale në të cilat komisioni do të zgjedh ekipin më të mirë  që do të dalë fitues dhe do të marrë pjesë më vonë në garatnë nivel shtetërorë.

Vazhdojmë gjatë gjithë kohës me aksione humanitare dhe aktivitete të ndryshme siç janë seminar me tema të rëndësishme,trajnimet.dhurimi i gjakut etj.  Falenderojmë të gjithë që po na mbeshtesin në misionin humanitar.