Thirrje publike – ,,Të afirmojmë lahutën”

Siç dihet vendi ynë është i njohur për artin e veglave muzikore tradicionale, një ndër to është edhe lahuta. Prandaj, Komuna e Tuzit, fton të gjithë të rinjtë njohës të këtij instrumenti të marrin pjesë në garën për afirmimin e të rinjve në lahutë, me qëllim nxitjen e gjeneratave të reja në përdorimin e këtij instrumenti.
Komisioni i përzgjedhur për këtë garë do të bëj përzgjedhjen e tre vendeve të para për lahutarët më të mirë të cilët do të shpërblehen me çmime. Po ashtu fituesit do të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme të cilat Komuna i organizon herë pas here.

Thirrja publike është e hapur nga data 10 deri më 25 mars 2022.

Të gjithë të interesuarit, mund të lajmërohen në adresën elektronike: tuzi@tuzi.org.me, kurse, formulari për aplikim mund të merret në website-in e Komunës së Tuzit: https://tuzi.org.me/formular/

Komuna e Tuzit!