Gjeloshaj – Kryeministri i mandatuar është shqiptar, fitore e madhe e Malit të Zi

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjelosaj, tha se koncepti i qeverisë së pakicës pothuajse ka përfunduar dhe se deputetët në Kuvend duke votuar pro ose kundër do të tregojnë qëndrimin e tyre ndaj pakicave, por edhe ndaj rrugës evropiane të Malit të Zi, transmeton TVMZ.

Ai në emisionin mëngjesit të TVMZ ka deklaruar se fitorja e madhe e Malit të Zi qytetar është që kryeministri i mandatuar është shqiptar.

“Unë kam biseduar me mandatorin dhe kam kuptuar se koncepti i një qeverie të pakicës pothuajse ka përfunduar dhe se kryeministri pritet të paketojë gjithçka që i nevojitet në ditët në vijim dhe të paraqes iniciativën për mbledhjen e Kuvendit për zgjedhjen e  qeverisë së re. Shpresoj se do të ketë mbështetje të gjerë në Kuvend”, tha Gjeloshaj.

Ai shtoi se do të shihet se cilat struktura mbështesin rrugën evropiane të Malit të Zi. “Në këtë mënyrë do të shohim edhe qëndrimin ndaj pakicave në këtë koncept”, tha Gjeloshaj.

Ai theksoi se në Komunën e Tuzit do të qëndrojë deri në fund të mandatit.