Ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha, vizitoi komunën e Tuzit

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj priti sot, Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Shkëlqesinë e saj, Ariana Zherka Hoxha.
Gjatë takimit, në të cilin ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj dhe nënkryetari i Komunës së Tuzit, Haris Ramoviq, ndër të tjera u diskutua mbi planet dhe projektet që Komuna po bën për zhvillimin e vendit, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në sektorë të ndryshëm, e mbi të gjitha në fushën e kulturës dhe artit.
Ndër të tjera kryetari theksoi se Kosova mbetet ndër partnerët tanë më të afërt për bashkëpunim, veçanërisht në fushën e biznesit, gjë të cilën Ambasadorja Zherka Hoxha u zotua se do ta vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Komuna e Tuzit!