Bashkia dhe Komuna vazhdojnë ndaras t’a përkujtojnë Kryengritjen e Malësisë së Madhe


Nesër, në 111 vjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe të 1911-es, Bashkia Malësia e Madhe dhe Komuna e Tuzit do të organizojnë aktivitete në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme të historisë tonë kombëtare.

Komuna e Tuzit në nder të 111 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, organizon program artistik-historik në IP QKI ,,Malësia” në Tuz, ndërsa Bashkia Malësi e Madhe aktivitetin e përkujtimit të kësaj date do t’a organizojë tek Memoriali i Kryengritjes.

Është e pakuptimtë pse dy administrata të së njëjtës krahine, një ngjarje të përbashkët nuk e shënojnë me aktivitete në bashkëpunim. Aq më shumë, zyrtarisht ende nuk u bë asnjë bashkëpunim e as vizitë zyrtare në mes të Komunës së Tuzit dhe Bashkisë Malësi e Madhe. /MALESIA.ORG/