Bëhen homazhe në Bratilë me rastin e 111 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë

Sot në Bratilë në mënyrë simbolike u bënë homazhe me rastin e 111 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

Në këtë shtegtim prezent ishte kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, nënkryetari Ivan Ivanaj, drejtori i QKI “Malesia”, Vasel Berishaj, si dhe disa aktivistë nga LDSH, të cilët sipas traditës vizitojnë këtë vend historik.

Lexoni postimin e plotë nga LDSH-ja

Bratila-kështjellë e lirisë

6 prill 1911-6 prill 2022

Sot mbarë populli i Malësisë, me krenari përkujon 111 vjetorin e ditës më të lavdishme në historine e vet. Në këtë ditë, për herë të parë pas 500 vjet robërie, u ngrit flamuri i kuq, me shkabën dy krenare në mes.

Sakrificat mbinjerëzore dhe gjaku i derdhur e shënuan këtë ditë, e cila nuk do të harrohet kurrë, për derisa të rrjellin shekujt, motet dhe Cemi i Malësisë.

Lavdi prijësit të Kryengritjes, trimit dhe heroit kombëtarë Ded Gjo Lulit! Lavdi trimave dhe dëshmorëve që ranë këtë ditë, dhe në të gjitha kohërat, për lirinë e Malësisë dhe të shqiptarisë.

Edhe sot, si çdo vit më parë, aktivistët e LDSH-së, por  edhe qytetarë të tjerë, vizituan këtë vend pelegrinazhi për të gjithë ata që e kanë kombin në zemër.

Malesia.Org