Komuna e Tuzit në nder të 111 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë 1911, në IP QKI ,,Malësia” në Tuz, organizoi program artistik-historik.
Fjalën e rastit e mbajti kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kurse mbi vështrimin e tij „Malësia gjatë viteve 1911-2022” – e dha Prof. dr. Martin Berishaj.
Idriz Gjokaj interpretoi vargje nga Lahuta e Malësisë dedikuar Dedë Gjon Lulit.
Të pranishmit, i argëtuan artistët e njohur nga Tetova Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj.